Walcott nuk është në shitje

Menaxheri Arsene Wenger nuk do ta shesë mesfushorin Theo Walcott gjatë këtij afati kalimtar të verës edhe pse ylli anglez ende nuk ka vazhduar kontratën e tij me Arsenalin, ka njoftuar The Guardian.
E ardhmja e Walcottit në Emirates ka qenë në dyshim pas hyrjes në 12 muajt e fundit të kontratës dhe dështimit të bisedimeve për vazhdimin e qëndrimit në klub.
Klubi ka sugjeruar se nëse Walcott nuk pranon kushtet e ofruara në kontratën e re atëherë do të shitet para mbylljes së afatit kalimtar të premten. Mirëpo, Wenger duket se ka vendosur të vazhdojë negociatat me futbollistin me shpresë të arritjes së marrëveshjes.