E Shtunë, 31 Tetor 2026

Coutinho s’ka frikë nga Cassano

Philippe Coutinho është i bindur se do të jetë në gjendje të demonstrojë kualitetet e tij në Inter, pavarësisht ardhjes së Antonio Cassanos.

Reprezentuesi italian iu bashkua Nerazzurrëve nga rivali i qytetit Milan dhe ishte titullar në fitoren 3-0 ndaj Pescaras në kuadër të xhiros së parë në Serie A. Kurse, Coutinho u inkuadrua si rezervist dhe realizoi gol.

“Jam i qetë, Cassano ka ardhur dhe jam i lumtur për të. Ai është futbollist i mirë. Personalisht mundohem të kryej punën time dhe të jap gjithçka në fushë. Shpresoj të vazhdoj të përmirësohem dhe mësoj gjatë gjithë kohës”, deklaroi Coutinho për Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›