E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesë shqiptarë kundër Shqipërisë

Kur kanë mbetur më pak se dy javë, qysh tash kanë filluar të nxehen gjakrat për sfidën ndërmjet Kombëtares shqiptare dhe asaj zvicerane. Selektori i Helvetikëve, Ottmar Hitzfeld, e ka zbuluar të enjten listën e futbollistëve që do të luajnë në dy ndeshjet e para kualifikuese për botërorin ‘Brazili 2014’, më 7 shtator ndaj Sllovenisë në Lubjanë dhe më 11 shtator ndaj Kuqezinjve, në Luzern.

Në listën e trajnerit gjerman figurojnë emrat e pesë futbollistëve shqiptarë. Bëhet fjalë për mesfushorët e Napolit, Valon Behrami dhe Blerim Xhemajli, mesfushorin e Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, mesfushorin e Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka dhe për sulmuesin e Dynamo Kievit, Admir Mehmedi.

Kjo ndeshje konsiderohet mjaft e veçantë për faktin se pesë futbollistë shqiptarë do të luajnë kundër Shqipërisë. Nga disa ata konsiderohen si tradhtarë, por pesëshja shqiptare do të mundohet t’i mbrojë ngjyrat e Zvicrës në mënyrë profesionale, pa i përzier ndjenjat në fushë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›