E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vargas mbetet në Napoli

Napoli ka vendosur të mbajë Eduardo Vargasin pavarësisht interesimit për shërbimet e tij nga një numër skuadrash rivale nga Serie A.

Kiliani 22 vjeç ka dështuar të zë vend në skuadër pas ardhjes në klub në janar nga Universidad De Chile kurse Genoa, Torino dhe Siena kanë shprehur gatishmëri për transferimin e tij në formë huazimi për sezonin 2012-2013.

Por, e përditshmja italiane Il Mattino ka njoftuar se trajneri Walter Mazzarri ka vendosur të mbajë Vargasin që së bashku me Edinson Cavanin, Goran Pandevin dhe Lorenzo Insignen do të përbëjë repartin sulmues.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›