E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiorentina kritikon sjelljen e Berbatovit

Fiorentina ka publikuar një komunikatë me të cilën ka kritikuar sjelljen e sulmuesit të Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov.

Klubi nga Serie A njoftoi se arriti marrëveshje për transferimin e sulmuesit bullgar. Juventus po ashtu shprehu interesim për Berbatovin por futbollisti në fund vendosi të qëndrojë në Premierligë duke iu bashkuar rivalit Fulham.

Fiorentina ka reaguar ashpër për sjelljen e futbollistit dhe insistoi se 31 vjeçari nuk e meritoi fanellën Viola. “Futbollisti udhëtoi së bashku me menaxherin e tij me bileta të paguara nga Fiorentina. Por, ai nuk erdhi në Firencë. Kjo për shkak të sjelljes arrogante të klubeve tjera”, thuhej në komunikatë. “Jemi të lumtur që ai nuk erdhi te Fiorentina. Ai nuk e meritoi qytetin tonë, dhe të bart fanellën ose vlerat që përfaqëson ajo”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›