E Shtunë, 31 Tetor 2026

Montpellier i gëzohet vuajtjeve të PSG-së

Presidenti i Montpellierit, Louis Nicollin ngushëllohet nga starti i dobët i sezonit nga Paris Saint-Germain.

Skuadra kampione nga Ligue 1, njësoj sikur PSG nuk ka fituar në tri duelet e para të sezonit të ri. Por, Nicollin ngushëllohet nga vuajtjet e rivalit nga Parc des Princes.

“Nuk do ta lëndojmë veten dhe nuk do të vdesim. Por, duhet pranuar se gjërat duken të zbehta”, deklaroi ai për RMC. “Megjithatë, kur kam parë se PSG barazoi 0-0 me Bordeauxn, u ngushëllova. I thash vetes, ‘edhe ata qenkan të marrë si ne.” Montpellier gjendet i 18-ti, tetë pikë prapa liderit Marseille dhe dy më pak se PSG.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›