Bangladesh, policia ruan fëminë me 2 koka
DAKA- Në Bagladesh, një fëmijë me dy koka është në mbrojtje të policisë pasi një turmë me 150 mijë personash besimtarë hindu ndodhen pranë spitalit dhe kërkojnë të shikojnë fëmijën “hyjni”.
Fëmija – i cili lindi në Bangladesh- u detyrua të transferohet në një spital të madh për shkak të turmës së madhe e cila është shumë kurioze të shikojë fëmijën. Për besimtarët hindu bëhet fjalë për një “mishërim të një hyjnije” .Fëmija, emri i të cilit është Kiron lindi të hënën me një operacion cezarian dhe peshonte 5.5 kilogram. Doktor Mohamed Abdul Bari tha se fëmija kishte një stomak dhe se ushqehej normalisht nga të dyja gojët.
Ai ka një organ gjenital, por doktorët nuk kishin qenë në gjëndje të përcaktonin nëse fëmija kishte një apo dy palë organe jetësore. Doktori tha se fëmija kishte lindur nga një embrion “por kishte ndodhur një zhvillim anormal”.
( "The sun"/ s.g/Balkanweb)