Arvizu: Votimi nuk rrit besimin tek procesi. Berisha i premton Islamit e Dogjanit bashkëpunim të gjatë
Pas votimit të mbrëmshëm në Kuvend, ka reaguar sërish ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, që e la sallën sapo deputetët e opozitës u larguan nga aty.
Në një mesazh të dërguar me SMS në emisionin Opinion, Arvizu theksoi se ata nuk kanë ndryshuar qëndrim dhe se votimi në parlament nuk e ka rritur besimin tek procesi.
Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Palët duhet të bëjnë hapa të tillë që të rrisin besimin e votuesve te procesi zgjedhor. Votimi i sotëm në Kuvend nuk e bëri këtë, thuhet në mesazhin e Arvizu.
Nga ana tjetër, kryeministri Sali Berisha ka falënderuar sidomos dy deputetët e majtë, Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani, duke u premtuar atyre bashkëpunim të gjatë. Kjo shton spekulimet se të dy mund të jenë në listat e Partisë Demokratike në këto zgjedhje. Përflitet se do jenë pjesë e listave në Tiranë, por diçka e tillë nuk është vendosur ende./ep