E Diel, 1 Nëntor 2026

Washingtoni mbështetë bisedimet paqësore me talebanët

I dërguari amerikan në Kabul, Mark Grosman tha se Washingtoni i mbështetë negociatat për paqe me kryengritësit talebanë.

Pas arritjes në Kabul, përmes një deklarate, Grosman tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme që t’i ndihmojnë në çfarëdo mënyre procesit të pajtimit afgan, për të gjetur një përfundim paqësor të këtij konflikti.

Vizita e Grosmanit vjen disa javë pasi talebanët lajmëruan se e kanë në plan hapjen e një zyre politike në Katar, para fillimit të bisedimeve me Washingtonin, me qëllim të përfundimit të konfliktit 10 vjeçar civil në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›