Alimi shton numrin e shqiptarëve në Orebro

“Jemi shumë të lumtur me këtë përforcim. Armendi është një lojtar që ne e kemi ndjekur për një kohë të gjatë dhe ka pasur ambicie për të ardhur këtu. Ai është një mesfushor i fortë qendror me tipare sulmuese, teknikë të mirë dhe shpejtësi. Ai përshtatet shumë mirë në repartin ofensiv të lojës tonë”, ka thënë drejtori sportiv, Lennart Sjogren.
Reprezentuesi i Maqedonisë, i cili së fundi ishte pjesë e klubit kroat Istra, është shumë i lutur që bindi Orebron derisa shpreson që t’i ndihmojë këtij klubi me paraqitje të mira.
“Unë kam ardhur te një klub vërtet i mirë suedez. Unë kam qëndruar këtu në javë dhe më kanë trajtuar mirë, e po ashtu kamë një përshtypje shumë të mirë për klubin dhe lojtarët. Pritja ka qenë e ngrohtë dhe shpresoj që mund ta ndihmoj klubin me cilësitë që kam”, ka thënë ish-futbollisti i Bashkimit dhe Milanos së Kumanovës.