E Diel, 1 Nëntor 2026

Ferguson: Derbi më i bukur United-City

www.albania-sport.com - Alex Ferguson e përshkroi derbin në Manchester si më sinjifikativin prej një kohe të gjatë, pasi City është në luftë për të siguruar një vend për në Champions League, kurse United për të qëndruar akoma në garën për titullin e Premier League.

Trajneri i Manchester United konfirmoi se Wayne Rooney mund të rikthehet në ndeshjen kundër City në Manchester Stadium, teksa theksoi se ai nuk është pishman që vendosi të largojë Carlos Tevez të rivalët e përjetshëm.

Sulmuesi argjentinas është shndërruar në një figurë kyçe te City, duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës së udhëhequr nga Roberto Mancini, duke shënuar 28 gola këtë sezon.

“Nuk ndjej asnjë keqardhje rreth kësaj”, - tha Ferguson. “Nuk ka asnjë hidhërim te mua. Lojtarët largohen prej këtej kohë pas kohe. Disa arrijnë të bëjnë mirë, disa jo. Ne ecim përpara. Carlos pati një sezon të parë të mire me ne, më duhet ta pranoj. Në të dytin ai nuk ia doli në disa ndeshje. Nuk mund ta hedh poshtë faktin se ai ka pasur një sezon të madh në shënimin e golave”.

Ferguson tha se ai nuk ka asnjë dyshim se City do të shpenzojë shuma të mëdha sërish në merkaton e verës nëse ata do të marrin pjesë në Champions League.

“Është derbi më sinjfikativ prej shumë kohësh”, - tha ai. “City dhe (Totenham) Spurs po përpiqen të marrin pjesë për herë të parë në Champions League. Është hera e parë qysh kur unë jam trajner që ne përballemi kundër City kur ata kanë një shans të vërtetë për të arritur diçka”.

Në lidhje me një ofertë të mundshme të Real Madrid për Wayne Roonye, Ferguson tha: “Kjo ndodh gjithmonë në fund të çdo sezoni, por Wayne Rooney do të qëndrojë këtu”.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 16 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›