E Shtunë, 31 Tetor 2026

Weah: Eto'o mund të bëhet si unë

Legjenda e dikurshme e Milanit, George Weah, mendon se Samuel Eto'o mund të bëhet "Weah i Interit".
"Për ta përsëritur veten në Itali, ai duhet të punojë shumë. Serie A është një ligë e vështirë. Te Barcelona ai ka bërë disa gjëra të jashtëzakonshme".
"Kur unë erdha nga Paris Saint-Germain, shumë njerëz ishin skeptikë për aftësitë e mia, sepse erdha nga Franca. Mirëpo unë punova shumë dhe arrita sukses edhe në Itali".
"I uroj të gjitha të mirat, edhe pse luan për Interin", është shprehur Weah për Repubblica.it.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›