E Shtunë, 31 Tetor 2026

Webb: Finalja,më e vështirë në karrierë



Howard Webb e ka përshkruar ndeshjen e të dielës mbrëma në finalen e Kupës së Botës, si dy orët më të vështira në karrierën e tij, shkruan "Daily Mail".

Britaniku ka thënë se ai ishte 'fizikisht dhe emocionalisht i lodhur' pas përvojës së vështirë kur dha 13 kartonë të verdhë dhe një të kuq gjatë fitores së Spanjës në kohën shtesë të ndeshjes ndaj Holandës.

"Mbrëmjen e të dielës ishin dy orët më të vështira në gjithë karrierën time. Por FIFA ka qenë shumë përkrahëse - jo vetëm për finalen, por për paraqitjet gjatë gjithë turneut", ka thënë 39-vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›