Italia, vend për të vjetrit

Arrigo Sacchi është prezantuar zyrtarisht si koordinator i ekipeve kombëtare të juniorëve dhe ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Federatën e Futbollit të Italisë (FIGC).
“Do të punoj në mënyrë që futbolli italian të rikthehet në rolin e konkurrentit, edhe pse tashmë një kohë të gjatë ka munguar besimi ndaj të rinjve, Italia është vend për të vjetrit”.
Me këto fjalë u prezantua në rolin e ri Sacchi. 64-vjeçari, edhe pse kurrë nuk kishte qenë futbollist, ai drejtoi klube të mëdha italiane si Milan, Parma, ndërsa ishte selektor i Italisë nga 1991 deri 1996.
Sacchi ishte i angazhuar edhe në Spanjë fillimisht si trajner i Atletico Madridit më 1998-1999, ndërsa më pas më 2004-05 edhe në rolin e drejtorit të futbollit te klubi më i madh madrilen, Real Madrid.
“Duhet të kemi durim, të lejojmë zhvillimin e të rinjve, në momentet më të vështira jemi treguar se dimë të krijojmë ekip dhe të tregojmë kualitetet tona. Për ta realizuar këtë nevojitet bashkëpunimi i të gjithëve”, përfundoi Sacchi, i cili së bashku me Roberto Baggion (presidenti i ri komitetit teknik në FIGC) janë anëtarët e rinj në FIGC.