Ballack, me të dashurën e Lellit

Ish-ylli i Chelseas, Michael Ballack ka përcjellë hapat e ish-bashkëlojtarit të tij dhe kapitenit të Anglisë, John Terry pasi akuzohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me të dashurën e një ish-bashkëlojtari të tij.
Sipas medieve gjermane, ish-mbrojtësi i djathtë i Bayern Munichut, Christian Lell 25 vjeç, i cili aktualisht është pjesë e Hertha Berlinit, ka akuzuar Ballackun se ka pasur marrëdhënie seksuale me të dashurën e tij, Daniella Aumann, 23 vjeçe.
Kapiteni i Gjermanisë është i martuar dhe ka tre fëmijë. Çifti ishte ndarë por tani janë bashkuar dhe presin një fëmijë, ndërsa Lell ka kritikuar Ballackun. “Ballack hyn në jetën private të njerëzve dhe i shkatërron ato pa menduar fare. Por, ndoshta kur jeni kapiten i Gjermanisë, mendoni kështu. Daniela dhe unë presim një fëmijë”, tha Lell. Ballack u largua nga Chelsea gjatë verës dhe si futbollist i lirë u rikthye tek ish-klubi i tij, Bayern Leverkusen.