Wenger do të mbetet në Arsenal

Drejtori ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis, ka insistuar se Arsene Wenger mbetet i përqendruar në klub për “periudhë afatgjate”.
Francezi së fundmi kishte ngritur dyshime rreth vazhdimit të qëndrimit të tij në klub, por Gazidis insiston se në bisedën që kishte me Wengerin, ka mësuar se menaxheri i ekipit do të vazhdojë në detyrë.
“Arsene është vetëm 62 vjeç dhe në gjendje të mirë, andaj nuk mendoj se i është dobësuar dëshira. Askush nuk e di se çka parasheh e ardhshmja, por është e mundshme që ai do të mbetet me ne edhe për një kohë të gjatë”, tha Gazidis për Daily Telegraph.