Mehmeti heziton të vazhdoj me Malmon
Malmo assesi nuk po ia del ta bind Agon Mehmetin për ta vazhduar kontratën, përkundër përpjekjeve të mëdha. Sulmuesi kosovar po heziton të nënshkruaj kontratë të re me klubin suedez.
Kjo pasi ende nuk dihet a do të udhëhiqet ky ekip nga trajneri aktual, Roland Nilsson, apo do ta angazhoj ndonjë trajner tjetër, siç po spekulohet.
Mehmeti thotë se fillimisht po pret ta mësoj se nga cili trajner do të udhëhiqet Malmo në të ardhmen, e më pas do të vendos për ta vazhduar apo jo kontratën, sepse 21 vjeçari nuk dëshiron të qëndroj në bankinën e rezervistëve.
“Ne jemi në mes të bisedimeve rreth vazhdimit të kontratës. Natyrisht se dua ta di se kush do të merr përsipër rolin e trajnerit. Një hap të tillë duhet ta marr para se të nënshkruaj kontratë”, ka theksuar Mehmeti për mediat suedeze.
“Dua ta di se a jam në planet e atij trajneri apo jo, sepse për mua është e papërballueshme të qëndroj në dy vitet e ardhshme në stol, sepse sot e ndiej vetën se jam në rrugë të mirë drejt zhvillimit të mëtutjeshëm”, ka shtuar kosovari me pasaportë suedeze.