Modriç, i pazëvendësueshëm

Mesfushori i Tottenhamit, Luka Modriç është i pazëvendësueshëm dhe klubi duhet të bëjë çmos në mënyrë që të mbajë reprezentuesin kroat, ka thënë menaxheri Harry Redknapp.
“Modriç është futbollist fantastik, profesionist i madh, djalosh i mirë. Ju nuk mund ta zëvendësoni atë. Mund ta shisni por nuk mund ta zëvendësoni me dikë të nivelit të tij. Kjo është arsyeja pse shumë klube e kërkojnë, sepse vlen shumë. Ne nuk duam ta shesim, ne duam ta mbajmë”, deklaroi Redknapp për The Guardian.