E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania shënon 50-vjetorin e fillimit të ndërtimit të Murit

Nga Express më 13 gusht 2011 në ora 13:00

Gjermania shënoi 50 vjetorin e fillimit të ndërtimit të Murit të Berlinit, i cili ka ndarë Berlinin dhe ishte simbol i Luftës së Ftohtë.

Pas humbjes së Gjermanisë naziste në vitin 1945, aleatët që fituan Luftën e Dytë Botërore e ndanë vendin në katër zona.

Amerikanët, francezët dhe britanikët kontrolluan Gjermaninë Perëndimore, ndërkohë që Gjermania Lindore u kontrollua nga komunistët e ish-Bashkimit Sovjetik.

Më 13 gusht 1961, autoritetet komuniste në Gjermaninë Lindore urdhëruan mbylljen e të gjitha pikave të kalimit nga Berlini Lindor në Berlinin Perëndimor.

Në fillim, mbyllja e kufirit u bë me tela me gjemba, të cilët më pas u përforcuan me mure betoni.

Muri, përveç ndarjes së rrugëve dhe lagjeve, shkaktoi ndarjen e familjeve dhe miqësive.

Në qershor të vitit 1987, Presidenti amerikan, Ronald Reagan, mbajti një fjalim në Berlin, në të cilin ai e sfidoi udhëheqësin sovjetik, Mikhail Gorbachev, duke i kërkuar atij “shkatërrimin e murit”.

Në nëntor të vitit 1989, banorët e Gjermanisë Lindore rrëzuan murin dhe qeverinë e shtetit komunist.

Gjermania Lindore dhe Gjermania Perëndimore u ribashkuan më 3 tetor të vitit 1990.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›