Sharapova eliminohet nga Australian Open

Maria Sharapova është eliminuar nga Australian Open në pengesën e parë, duke u mposhtur nga bashkëkombësja ruse, Maria Kirilenko 7-6, 3-6, 6-4. Kampionia e vitit 2008, e cila mungoi në turneun e fundit për shkak të lëndimit, pagoi çmimin e paraqitjes zhgënjyese.
Sharapova bëri 76 gabime të padetyrueshme duke u mposhtur nga tenistja e 58 në botë për tri orë e 20 minuta. Bartësja e dytë, Dinara Safina, e treta Svetlana Kuznetsova dhe e 15-a, Kim Clijsters, dhe e rikthyera nga pensioni, Justin Henin të gjitha kaluan në rrethin e dytë.
Te meshkujt, kampioni i vitit të kaluar, Rafael Nadal fitoi kundër Peter Luczak 7-6, 6-1, 6-4. Bartësi i shtatë Andy Roddick e mposhti holandezin Thiemo de Bakker 6-1, 6-4, 6-4, ndërsa kampioni i US Open, Juan Martin del Porto kishte punë më të vështirë derisa fitoi përballë amerikanit Michael Russel 6-4, 6-4, 3-6, 6-2.
Meshkujt:
Nadal - Luczak 7-6, 6-1, 6-4
Roddick - de Bakker 6-1, 6-4, 6-4
González - Rochus 6-3, 6-4, 3-6, 6-1
Del Potro - Russell 6-4, 6-4, 3-6, 6-2
Murray - Anderson 6-1, 6-1, 6-2
Karlovic - Štepánek 2-6, 7-6, 6-4, 3-6, 6-4
Golubev - Fish 6-2, 1-6, 6-3, 6-3
Ljubicic - Kubler 6-1, 6-2, 6-2
Femrat:
Kleybanova - Dokic 6-1, 7-5
Safina - Rybáriková 6-4, 6-4
Kirilenko - Sharapova 7-6, 3-6, 6-4
Kuznetsova - Rodionova 6-1, 6-2
Pennetta - Chakvetadze 6-3, 3-6, 6-2
Dementieva - Dushevina 6-2, 6-1
Clijsters - Tétreault 6-0, 6-4
Henin - Flipkens 6-4, 6-3