E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haiti, ndihmat shpërndahen nga ajri

Ushtarakët amerikanë kanë nisur të hedhin me parashuta nga avionët, ndihmat për banorët e Haitit. Ata kanë hedhur nga ajri të mirat materiale më të domosdoshme për popullsinë haitiane një zëdhënës i ushtrisë amerikane tregon se ndër të tjera janë shpërndarë 14 000 paketa ushqimore dhe rreth 15 000 litra ujë të pijshëm. Këto ndihma janë transportuar në bordin e një avioni të tipit C-17 në një zonë që është siguruar nga forcat italiane në veri lindje të Porto Princit. Ndërkaq janë mundur të shpëtojnë rreth 20 fëmijë ndërsa vazhdon puna për gjetjen e qindra të tjerëve. Mrekullisht është shpëtuar nga rrënojat një vajzë e cila ka dërguar një mesazh telefonik. Në një situatë kaotike, një javë pas tërmetit shkatërrues në Haiti, avionë amerikanë kanë filluar të hedhin nga ajri ndihmat humanitare. Zyrtarët po shqyrtojnë mundësinë e shpërndarjes së ndihmave në këtë formë në të gjithë vendin. Shpërndarja e ndihmave përmes rrugëve automobilistike është penguar nga shqetësimet për sigurinë e tyre edhe pse kamionët janë shoqëruar me eskorta ushtarake. Të hënën, forcat e OKB-së përdorën shkopat e gomës për të detyruar turmat që të largoheshin prej ndihmave. Ndërkaq në Haiti ndodhet edhe ish presidenti amerikan Bill Clinton, në cilësinë e të ngarkuarit special i OKB-së për Haitin . Ai thotë se bashkëpunimi mes amerikanëve dhe trupave të OKB-së është duke përmirësuar përpjekjet e ndihmës. Klinton ka vizituar edhe një qendër spitalore, ku gjenden qindra mijëra të plagosur nga tërmeti. Ndërsa Presidenti amerikan Barack Obama në një bisedë telefonike i ka kërkuar bashkërendim punës në rindërtimin e Haitit homologut , kryeqytetit brazilian, për rindërtimin e Haitit pasi të dyja vendet kanë prezencën më të madhe në vendin e Karaibeve. Brazili ndërkaq është vend i dyte, pas SHBA-së me sasinë më të madhe të ndihmave të ofruara për Haitin .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›