Beogradi: Josipoviç të zgjedhë - Tadiç ose Sejdiu
Presidenti serb Boris Tadiç deklaron se nuk do të shkojë në inaugurimin e Presidentit të Kroacisë Ivo Josipoviç nëse atje do të jetë Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu. Një lajm i tillë është mësuar nga kabineti i Tadiçit, pas deklaratës së Josipoviçit se Kosovës i është dërguar ftesa njësoj si të gjitha vendeve me të cilat kanë marrëdhënie diplomatike.
Presidenti i Kroacisë ka thënë se nuk dëshiron që masa e marrëdhënieve të Serbisë dhe Kroacisë të jenë marrëdhëniet me vendet e tjera. Sipas mediave serbe, jozyrtarisht ekziston mundësia që Tadic të shkojë në Zagreb më 18 shkurt, por me kusht që Presidenti i Kosovës Fatmit Sejdiu të dërgojë sinjale se nuk do të jetë i pranishëm në këtë inaugurim.