West Ham, pas Dioufit

Nga Express më 21 janar 2011 në ora 18:43
West Ham është i interesuar për sulmuesin e Blacklburn Rovers, El Hadji Diouf, ka njoftuar Skysports.com. Blackburn besohet se është i gatshëm ta lirojë reprezentuesin senegalez dhe kjo ka paralajmëruar një numër të klubeve nga Anglia dhe shteteve tjera evropiane.
West Ham ka paraqitur interesim dhe mund të ofrojë Benni McCarthyn në Blackburn si pjesë e marrëveshjes. “Blackburn ka shprehur gatishmëri të lejojë largimin e Dioufit në transferim të lirë”, tha Willie McKay, menaxher i Dioufit.