Gënjeshtrat e Tottenhamit

Andre Villas-Boas ka refuzuar spekulimet rreth angazhimit të tij në postin e menaxherit në Tottenham.
Ish strategu i Chelseas është favorit për të marrë drejtimin e skuadrës nga White Hart Lane pas shkarkimit të befasishëm të Harry Redknappit më herët gjatë këtij muaji.
Mirëpo, Villas-Boas ka insistuar se nuk ka kurrfarë lloj marrëveshjeje me Tottenhamin.
“Nuk ka asgjë, vetëm gënjeshtra”, tha Villas-Boas për të përditshmen portugeze O Jogo.
Villas-Boas u shkarkua nga Chelsea në mars të këtij viti pas rezultateve të dobëta në Premierligë.