E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behrami, afër vazhdimit

Sipas të përditshmes italiane La Repubblica, në ditët në vazhdim mesfushori kosovar Valon Behrami do të nënshkruajë kontratë të re me Fiorentinën.

Behrami është shndërruar në njërin prej futbollistëve kryesor të skuadrës toskan pas transferimit në klub në janar të vitit të kaluar.

Gjatë dimrit, ai kërkohej me ngulm nga Juventus por Fiorentina refuzoi shitjen e tij duke i premtuar vazhdimin e kontratës me kushte të përmirësuara financiare. Tani ka ardhur koha për finalizimin e marrëveshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›