E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama - Medvedev afër marrëveshjes për armatimin bërthamor

Presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu i tij nga Rusia, Dmitrij Medvedev, kanë zhvilluar bisedime që Shtëpia e Bardhë i ka cilësuar “inkurajuese” mbi Marrëveshjen për reduktimin e armëve strategjike.

Një bashkëpunëtor i Medvedevit ka pohuar se tashmë “teksti i marrëveshjes në masën më të madhe është harmonizuar”.

Obama dhe Medvedev kanë biseduar përmes telefonit, ndërsa negociatorët e dy vendeve janë takuar në Gjenevë për të finalizuar marrëveshjen që do të mundësoi që secila palë të reduktoj numrin e kokave bërthamore strategjike për një të katërtën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›