E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Whats Up”, 0 lekë/minuta gjithë ditën brenda komunitetit dhe internet falas

Një ofertë e re vjen këtë fund viti për “What’s Up”, komunitetin më të madh të telefonisë celulare në vend. Të gjithë abonentët “What’s Up” mund të flasin me 0 lekë/minuta për një javë në qoftë se e rimbushin numrin me 300 lekë. Abonentët “What’s Up” mund të ndajnë gëzimet e festave me miqtë “What’s Up” dhe do të paguajnë vetëm 3 lekë për secilën telefonatë. Me çdo rimbushje prej 300 lekësh deri në 799 lekë, ata përfitojnë për një javë telefonata me 0 lekë/minuta. Edhe oferta aktuale e rimbushjes me 800 lekë për abonentët “What’s Up” është e vlefshme. Të dyja ofertat përfundojnë në fund të janarit 2010. Njëkohësisht abonentët “What’s Up” përfitojnë edhe 100 MB internet falas në celular. Pra mund të lundrojnë shumë orë në faqet e preferuara dhe të dërgojnë mesazhe elektronike. Në këtë mënyrë u shtohen mundësitë e komunikimit me miqtë e tyre, të cilët mund t’i urojnë edhe nëpërmjet postës elektronike. Abonentët “What’s Up” përfitojnë nga kjo ofertë edhe mesazhe “Zlango” falas pa limit, të vlefshme për një javë nga dita e rimbushjes. Këto mesazhe “Zlango” janë falas brenda rrjetit “AMC”-ë. Kompania mbështet botën e të rinjve me oferta dhe produkte që u përgjigjen nevojave të tyre dhe plotëson kërkesat e tyre për komunikim cilësor dhe shumë dimensional.

Përditësimi i fundit: 15.12.2009
Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 4.40%
12M 12-mujor 7.80%
6M 6-mujor 6.68%
3M 3-mujor 5.78%
1M 1-mujor 5.20%
1Ë njëjavor 4.82%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.63%
1Ë njëjavor 6.10%
o/n njëditor 5.98%
12M 12-mujor 9.57%
6M 6-mujor 8.29%
3M 3-mujor 7.19%

Përditësimi i fundit: 12:17:15, 16.12.2009
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 94.34 -0.23
EURO EUR 137.32 -0.29
Poundi Britanik GBP 154.04 +0.55
Franga Zviceriane CHF 90.80 -0.10
Jeni Japonez (100) JPY 105.23 -0.60
Dollari Australian AUD 84.83 -0.98
Dollari Kanadez CAD 88.80 -0.31
Ari(OZ 1) XAU 106902.55 +1,577.16
Argjend(OZ 1) XAG 1649.01 +27.09

17 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›