E Shtunë, 31 Tetor 2026

Whitney Houston shtrohet në spital në Paris

PARIS - Këngëtarja amerikane Whitney Houston u shtrua në spital në Paris me "në rinofaringit kronik dhe një infeksion, shkaku i të cilit nuk është përcaktuar ende", mësohet sot në rrethin e saj.
Whitney Houston, 46 vjeçe, e cila në kohët e arta të karrierës së saj është ngjitur në ekranin e "Bodyguard" në vitin 1992, ka anuluar dje koncertin e saj të parë në Evropë gjatë turneut të saj të ri, që do ta jepte në Paris, për shkak të "një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes".
Koncerti i saj i dytë, i parashikuar për në Mançester, në Britaninë e Madhe, të enjten, ka shumë të ngjarë të anulohet gjithashtu, njoftuan AFP-në burime në rrethin e këngëtares në Paris.
Në vitin 2009, pas shtatë vjet mungese artistike, gjatë të cilës u fol kaq shumë si për problemet e saj me drogën dhe për cilësitë e saj artistike, ëhitney Houston publikoi një album të ri "I Look to You", i përshëndetur nga kritika.
Për momentin, ai nuk ka paraqitur interes për publikun: janë shitur vetëm disa mijëra kopje nga ky disk.
Që nga fillimi i viteve 2000, problemet e saj me konsumin e drogës bënë që ajo të ishte shpesh në faqet e para të shtypit, ndërsa vendi i saj u zu nga këngëtare më të reja si Maria Carey.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›