Tirana, produktet ushqimore rritje me 20 lekë
TIRANE-Nga java në javë, në tregjet dhe dyqanet e kryeqytetit të bën përshtypje rritja e çmimeve të produkteve të konsumit. çmimet e produkteve ushqimore po kapin majën duke varferuar tryezen e shqiptareve dhe duke shtuar keshtu varferine ne familjet kryeqytetase. Gazeta Shqiptare ben te ditur se rritja e varfërisë në kryeqytet tregohet më së mirë me shtimin e emrave të familjeve që blejnë me lista nëpër dyqanet e lagjeve. Nga një vëzhgim i thjeshtë është vënë re se qumështi i pasterizuar është rritur me 20 lekë, po ashtu edhe nënproduktet e tyre, siç është akullorja e cila konsumohet së tepërmi në këtë periudhë dhe ka pësuar një rritje me 20 lekë. Nderkohe një kilogram oriz ka shkuar 170 lekë, fasule 200 lekë, vaj 170 lekë, miell 100 lekë, sheqeri 100 lekë. Por, çmimet më të larta dhe të cilat ndryshojnë shumë shpesh janë ato të frutave e perimeve, të cilat janë edhe produktet më të kërkuara këtë periudhë. Sallata jeshile 150 lekë, patëllxhanet 300 lekë, spinaqi 100 lekë, qepa 100 lekë, kungulli 160 lekë, mollët variojnë nga lloji nga 100-160 lekë/kg, domatet 240 lekë. Shitësit tregojnë se nuk është faj i tyre për këto çmime, pasi dhe ata vet nga pikat e shumicës po i marrin më të shtrenjta.
Në çdo pikë shitjesh në kryeqytet janë shtuar emrat e familjeve që blejnë me listë. Kjo gjë konfirmohet nga vet shitësit, të cilët thonë se dy muajt e fundit janë shtuar shumë emrat e personave që blejnë pa paguar lekët, por lënë emrat shënim dhe i paguajnë më vonë parat që u detyrohen shitësve. Ndërkohë, vet familjarët tregojnë se të ardhurat e tyre mujore nuk u mjaftojnë për të blerë ushqimet që mund t'i duhen një familje për një muaj.