E burgosur në një strehim për 18 vjet
Jaycee ishte zhdukur në qershor të vitit 1991. E kishin rrëmbyer dy persona pak metra larg shtëpisë së saj, në South Lake Tahoe, Kaliforni. Në atë kohë ishte vetëm 11 vjeçe. Katër ditë më parë, një vajzë u paraqit në policinë e Antioch-ut, jo shumë larg San Franciskos, duke pretenduar se ishte Jaycee Lee Dugard. Falë informacioneve të saj, agjentët arrestuan edhe një çift, që ishin akuzuar për rrëmbim.
Kujdesi
Hetuesit federalë po tregohen shumë të kujdesshëm mbi risinë e çështjes në fjalë, ndërsa policët e Antioch-ut shprehen të sigurt 99 për qind se bëhet fjalë vërtet për Jaycee, edhe pse përgjigjja përfundimtare do të vijë nga testi i ADN-së. "Është njësoj si të fitosh lotarinë", ishte reagimi i njerkut që pas 18 vjetësh kishte pak shpresa për ta përqafuar vajzën. Lajmi kishte shkaktuar hidhërim të madh. Jaycee ishte marrë me forcë nga dy persona të panjohur që zbritën nga një makinë pak metra larg shtëpisë së saj. Kur njerku kishte parë skenën, kishte dalë me vrap nga shtëpia dhe ishte përpjekur t‘i ndiqte me biçikletë rrëmbyesit. Si të mos mjaftonte kjo ngjarje e hidhur, për shumë kohë burri vëzhgohej nga FBI-ja, e cila e akuzonte si të përfshirë në zhdukjen e vajzës.
Rrëmbyesit
Rrëmbyesit e dyshuar janë Phil dhe Nancy Garrido, 58 dhe 55 vjeç, të përshkruar nga ata që i njohin si "njerëz normalë". Por një fqinj ka shtuar një detaj mjaft interesant: "Nuk ka parë kurrë një vajzë të vogël në shtëpinë e tyre. Me ta, ka thënë ai, jetonte vetëm nëna e Phil, e cila rrinte shtrirë sepse ishte e paralizuar". Gjithmonë informacionet e shtypit kanë bërë të ditur se Phil Garrido ishte "grabitqar seksual" dhe kishte precedentë penalë. Gruaja e tij, Nancy, 55 vjeçe, akuzohej për rrëmbim dhe komplot. Deri më tani nuk është sqaruar ende enigma se si vajza ka arritur t‘ia mbathë dhe pse ka vendosur të tregojë identitetin e saj të vërtetë.
Strehimi i fshehtë
Phil Garrido jo vetëm që e rrëmbeu Jayceen Dugard 18 vite më parë, kur ajo ishte 11 vjeçe, por e futi në një strehim të fshehtë dhe prej saj do të kishte dy vajza, 11 dhe 15 vjeçe. Vajzat nuk kanë shkuar kurrë në shkollë apo te doktori, por ishin vazhdimisht të detyruara të jetonin në një strehim të fshehtë të ndërtuar në oborrin e shtëpisë së Phil Garrido. Disa e quajnë atë "një bazë" të përbërë nga barakat dhe tendat, një ambient totalisht mbytës. Drita merrej përmes një kabulli të lidhur me shtëpinë ku jetonte çifti Garrido. Detaje tronditëse që mund të përdoren edhe nga të tjerët.
Rindërtimi i ngjarjes
Jayceen u rrëmbye në qershor të vitit 1991, pak metra larg shtëpisë së saj në South Lake Tahoe, Kaliforni. Dy persona, që zbritën nga një veturë e pazakontë, e ndaluan dhe e hipën me forcë në makinë. Njerku, që ndodhej në shtëpi, e pa skenën dhe u përpoq t‘i ndiqte me biçikletë. Hetimet e mëvonshme, përfshi edhe njerkun, i cili ishte ndër të dyshuarit kryesorë për zhdukjen e vajzës, nuk nxorën asnjë të dhënë. As interesi i emisioneve popullore, si "American Most Wanted", nuk shtyu ndokënd të fliste.
Rikthimi
Historia tronditëse doli sërish të martën, kur Phil Garrido, 58 vjeç, hyri në Universitetin e Berkeley-t për të shpërndarë trakte fetare. Rojet e universitetit e ndaluan për një kontroll dhe zbuluan se kishte precedentë penalë për përdhunim dhe ishte në lirim me kusht. Burri u thërrit më pas nga policia në Konkord, pranë San Franciskos, ku u takua edhe me një zyrtar që ndjek çështjen e tij. Garrido u paraqit me bashkëshorten Nancy, dy vajza të vogla dhe një grua që thoshte se e quanin Allissa. Hetuesit filluan t‘i ngjalleshin dyshime, sepse vizitoi shumë herë shtëpinë e Garrido-s në Antioch, por nuk e kishte takuar kurrë "Allissa"-n dhe vajzat e vogla. Atëherë hetuesi i bëri disa pyetje precize dhe vajza misterioze tregoi identitetin e saj të vërtetë: jam Jayceen Dugart.
Kontrollet
Agjentët shkuan në shtëpinë e Garrido-s dhe hynë në "burgun" e padukshëm nga jashtë. Ky ishte vendi ku u mbajt për vite me radhë Jayceen dhe dy vajzat e vogla që pati nga monstra. Duket se në të kaluarën një fqinj i kishte parë vajzat dhe kish njoftuar menjëherë policinë, por pas kontrollit nuk ishte gjetur asgjë anormale, sepse as që ia hidhnin sytë rrethojës në oborr. Sot banorët e zonës thonë se kishin dyshuar, por nuk mendonin se kishte njerëz në strehim. Pronarja e një dyqani i tha policisë se në qershor burri kishte shkuar me të dyja vajzat në lokalin e saj. "M‘u dukën shumë të turpshme", është shprehur zonja.
Personazhi
Phil Garrido, përveç perversiteteve, njihej për sjellje të çuditshme. Gjatë deklaratave të para pas arrestimit, i habiti të gjithë duke thënë se lidhja e tij me viktimat ishte e dashur dhe e zjarrtë.