WikiLeaks publikon dokumente sekrete për Maqedoninë
Wikileaks ka bërë publike dokumente, të cilat i referohen Maqedonisë. Telegramet sekrete të Ambasadës amerikane në Shkup, të dërguara deri te qendra në Uashington, flasin për çëshje të ndryshme, përfshirë edhe përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësimin në NATO si dhe çështje që kanë të bëjnë me faktorin politik në vend. Në to thuhet se edhe pse Maqedonia ka bërë progres në reforma, ende mbetet shqetësues faktori politik si dhe reformat ekonomike. Maqedonia konsiderohej një kandidat i fortë i NATO-s gjatë vitit 2007 dhe mendimi për këtë shtet vijon si më poshtë:
Forcimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit, dhe luftimi i korrupsionit nga: - Zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të rregullta parlamentare në 2006, që përmbushin standardet e pranuara ndërkombëtarisht; - Zbatimin e reformave të paketës në gjyqësor; - Duke treguar përparim të dukshëm në ndjekjen e rasteve të profilit të lartë të korrupsionit. Më tej në këto dokumente theksohet zhvillimi ekonomik, nëpërmjet reformave në këtë fushë. Lidhur me faktorin politik në vend si dhe kritereve kyçe, dokumenti i referohet reformës zgjedhore të 2005-s për zgjedhjet lokale, kohë në të cikën si OSBE-ja, ashtu edhe vëzhguesit e tjerë ndërkombëtarë, konstatuan parregullsi serioze zgjedhore në disa zona, duke përfshirë mbushjen e kutive, votim grupor, dhe disa incidente dhune. Që atëherë thhet se është punuar së bashku me ekspertët e OSBE-së, për të hartuar një kod zgjedhor që u drejtohet shqetësimeve të ngritura nga sistemi zgjedhor, Kominiteti Ndërkombëtar (IC), lidhur edhe me zgjedhjet e shkuara. Dokumenti në fjalë u referohet edhe zgjedhjeve parlamentare të vitit 2006, i cili u konsiderua si një test i rëndësishëm i cili duhet të arrihej nëpërmjet bashkëpunimit IC-së, të qeverisë dhe liderëve politikë.
Korrupsioni
Maqedonia u rendit vendi i 104 nga 159 gjithsej më i korruptuar, sipas raportit vjetor të “Transparency International” vjetor 2005. Ai ra disa vende në krahasim me 2004-n, edhe pse rezultati i saj i përgjithshëm ka mbetur pothuajse njëlloj. Lufta kundër korrupsionit thuhet se është një ndër sfidat më të frikshme të qeverisë, kjo edhe për faktin se shumë pak raste korruptive kanë përfunduar suksesshëm gjykimin. Në atë kohë Maqedonisë iu vu kusht për kandidaturën në NATO, zyra e Prokurorit Publik duhet
të ndiqte me sukses t 3-5 raste të profilit të lartë të korrupsionit nga mesi i vitit 2007.
Politika
Në dokumentet e publikuara nga Wikileaks theksohet se është pikërisht mungesa e ligjit ajo që pengon Maqedoninë në përmbushjen e kritereve të kërkuara për integrim. Më tej thuhet se Ministria e Brendshme ka investiguar një sërë rastesh të abuzimit nga ana e forcave të policisë, të cilët më pas janë sanksionuar. Shqetësues për Departamentin e Shtetit mbetet mungesa e angazhimit politik për të luftuar në mënyrë agresive aktiviteteve të krimit të organizuar, e cila u reflektua edhe tek mungesa e vazhdueshme e një Plani të Veprimit Kombëtar për
luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore.
Marrëdhëniet fqinjësore
Në dokument thuhet se Maqedoni bashkëpunon në mënyrë aktive me fqinjët e saj si dhe me vendet e tjera në
Rajon. Çështje e rëndësishme konsiderohet mosmarrëveshja e emrit me Greqinë (përmes bisedimeve nën patronazhin e OKB-së), dhe çështja e saj me shënimin e kufirit me Kosovën. Mosmarrëveshje thuhet se ka patur edhe mes Kishës Ortodokse Serbe
(KOS) dhe Kishës ortodokse maqedonase (MOC). Më tej thuhet se sfidë për qeverinë mbeten konflikte të tilla dhe për këtë arsye është duke u punuar lidhur me një projekt-ligj mbi komunitetet fetare që do të bëjë të mundur për të KOS-it që të regjistrohet si një grup fetar në Maqedoni.
Kufijtë
Çështje e diskutueshme mbetej në atë periudhë demarkacioni i kufirit me Kosovën, veprim ky që kufizohej nga një marrëveshje e vitit 2001 mes Beogradit dhe Shkupit. Prishtina nuk e njeh marrëveshjen e vitit 2001, dhe është e gatshme të marrë në konsideratë shënimin e kufirit me Maqedoninë pas zgjidhjes së statusit final.
Buçkovski
Në dokumentin e publikuar nga Wikileaks zbulohen sekrete të ish-kryeministrit maqedonas, Vllado Buçkovski, i cili është angazhuar tek Tribunali i Hagës për zgjatje të kthimit të katër rasteve për krime lufte nga konflikti në vitin 2001 gjatë vitit 2006. Prokurori publik, Aleksandar Përçevski, nga fundi i shkurtit të vitit 2006, ka caktuar takim me përfaqësues të lartë të Prokurorisë së Hagës, në të cilën duhej të kërkohet zgjatje e kohës së kthimit të katër dosjeve me thënie për krime lufte nga konflikti i vitit 2001, për të cilat Tribunali vendosi të mos zhvillohej procedurë. Buçkovski i ka thënë Millovanoviçit se Përçevski ka insistuar të kërkojë vetëm premtime verbale për prolongim të kthimit, sepse është frikësuar se çfarëdo lloj dokument i shkruar ose dokument në këtë temë do të keqpërdoret nga opozita e atëhershme e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja për sulme ndaj Qeverisë se është shumë e butë ndaj shqiptarëve. Njëra prej dy shënimeve flet për një darkë pune të ish-ambasadores Xhilian Millovanoviç me ish-kryeministrin Vllado Buçkovski. Në darkën punuese me ambasadoren e atëhershme Xhilian Millovanoviç, Buçkovski është zotuar edhe se ai dhe ministri i tij i Punëve të Brendshme, në atë kohë, Lubomir Mihajllovski do ta vazhdojnë heshtjen lidhur me rastin "Kalid El Masri" edhe krahas kërkesave të Këshillit të Europës dhe përfaqësuesve të BE-së.
BOX
Rusia ironizon SHBA-të: Zhulian Ansanzhit duhet t’i jepet Nobeli për Paqe
Themeluesit të Wikileaks, Zhulian Asanzh duhet t’i jepet çmimi “Nobel” për Paqe. Në këtë mënyrë Rusia ka ironizuar SHBA-të, të cilat po përballen ditët e fundit me publikimin e dokumenteve sekrete të ambasadave të tyre në mbarë botën. Kremlini i ka bërë thirrje organizatave joqeveritare që të mendojnë seriozisht rreth nominimit të Asanzh për çmimin “Nobel”. “Organizatat publike dhe jo-qeveritare duhet të mendojnë që t’i vijnë në ndihmë Asanzhit”,- tha një burim pranë presidentit Dimitri Medvedev për agjencitë ruse të lajmeve. “Mbase, ai të dominohet për çmimin e paqes, “Nobel”, vazhdoi zyrtari i lartë. Në dokumentet e fundit u zhbulua opinioni i SHBA-ve rreth liderëve rusë, kryesisht ndaj kryeministrit Putin, i cili sipas tyre ka lidhje të ngushta me mafian, ndërsa Medvedev, si një njeri i bindur i Putinit.
“Lufta” PDK-LDK për zgjedhjet e 12 dhjetorit
Fushata elektorale në Kosovë po shkon drejt fundit për t’ua lënë fjalën votuesve ditën e diel. “Në mandatin e ardhshëm do të dyfishoj buxhetin dhe do të rris luftën kundër ekonomisë informale e cila padyshim që është një brengë e madhe e shoqërisë sonë. Nga një studim i ekonomisë joformale, e cila besohet se përfaqëson më shumë se 40 për qind, buxhetit të Kosovës do t’i shtohen mbi 150 milion euro çdo vit”, deklaroi kreu i LDK-së, Hashim Thaçi. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë një takimi në Podujevë tha se qeveria e LDK-së do të sigurojë më shumë zhvillim ekonomik, shkolla të reja dhe xhami për besimtarët. “Unë ju garantoj se LDK ka një program të mirë, me këtë program është punuar gjatë gjithë vitit të kaluar. Është një program që siguron reforma të mira ekonomike, siguron ekonominë e mirëfilltë të tregut, ashtu si çdo vend i zhvilluar”, tha Mustafa.
Maqedoni
Gruevski shprehet kundër zgjedhjeve të parakohshme
Partia e kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE, hodhi poshtë kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Vendimi u njoftua pas mbledhjes së Komitetit ekzekutiv të kësaj partie, që ka përfunduar pas mesnate. “Për momentin nuk ekzistojnë shkaqe objektive dhe arsye për ndërprerjen e mandatit të besuar katërvjecar nga qytetarët për realizimin e projekteve të premtuara”, thuhet në një komunikatë. Për VMRO-DPMNE, është e papranueshme që për shkak të një “bllofi” dhe një qasjeje “pokeri” të politikës së Branko Cërvenkovskit, të shpërqendrohet energjia nga zbatimi i programit të premtuar katërvjeçar.
10 Dhjetor 2010