Sulmohet kanali televiziv Al Arabija në Irak
Zyrat e kanalit televiziv satelitor Al Arabija janë sulmuar dje në mëngjes në kryeqytetin e Irakut, Bagdad. Një atentator vetëvrasës ka hedhur veten në ajër para zyrës së kanalit televiziv, duke shkaktuar vdekjen e tre rojeve dhe të një pastrueseje.
Përveç viktimave, si pasojë e sulmit janë plagosur edhe 16 persona të tjerë. Në vendin e shpërthimit u krijua një gropë e madhe, ndërsa godina e televizionit pësoi dëme të mëdha materiale.
Korrespondentët e kanalit televiziv Al Arabija, të cilët në kohën e shpërthimit ndodheshin në objekt, kanë shpëtuar pa lëndime.
Zyrtarët e kanalit televiziv deklaruar se më parë kishin marrë informacione për sulme me bomba kundër kanaleve arabe, ndërsa për këtë sulm akuzojnë organizatën Al-Qaida.
Në ndërkohë, si pasojë e disa atentateve tjera vetëvrasëse në Irak, janë vrarë së paku 25 persona dhe janë plagosur më shumë se 50.
Vetëm në Qerbela humbën jetën, sipas të dhënave të autoriteteve, më shumë se 20 vetë nga shpërthimi i dy autobombave.
Ndër viktimat ka si policë edhe besimtarë, të cilët po shkonin për të marrë pjesë në një festë fetare.