E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, Meta në Kosovë: Falemnderit për kontributin, t’i heqim barrierat ekonomike

Prishtine, 14 dhjetor, NOA – Pas kontributit te madh te Kosoves me plot 1 milion euro, i dhene qe ne ditet e para te katastrofes natyrore kur ujerat e Drinit dhe Bunes, por, edhe shkarkimet e kasakadave te tre HEC-eve permbyten qarkun e Shkodres dhe shtepite e mijera banoreve te Nenshkodres, por edhe ne lagjet e qytetit sot ne Prishtine eshte mbajtur nje aktivitet “Kosova per Shqiperine”, qe synon tu vije ne ndihme banoreve, qe jane prekur nga situata e permbytjeve ne veri te Shqiperise. Ne kete aktivitet te organizuar nga Dhoma e Tregtise dhe Industrise se Tiranes dhe Oda Ekonomike e Kosoves, zevendeskryeministri dhe ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes Ilir Meta beri thirrje qe mes Kosoves dhe Shqiperise te hiqen te gjitha barrierat e bashkepunimit ekonomik.

Sipas zevendeskryeministrit Meta perfundimi i rruges Durres-Kukes shkurtoi jo vetem distancat rrugore mes Shqiperise dhe Kosoves, por edhe ato ekonomike.

E ne kete kontekst sa i perket bashkepunimit ne fushen e energjise, Meta deklaroi se, ne fillim te vitit te ardhshem do te filloje ndertimi i linjes se re te transmetimit te energjise elektrike mes dy vendeve. “Integrimi i sistemeve energjetike te Shqiperise dhe Kosoves eshte prioritet i perbashket, per shkak sepse edhe mundesite e gjenerimit te energjise ne Shqiperi dhe ne Kosove jane te ndryshme, por jane dhe komplementare. Ndaj ne kete drejtim besoj se investim madhor, i cili do te filloje ne linjen e transmetimit mes Shqiperise dhe Kosoves ne fillim te vitit te ardhshem, i financuar dhe nga Banka Gjermane per Zhvillim, do te jete vertet nje instrument shume i fuqishem per integrimin e dy sistemeve tona energjetike”, tha ministrit i ETE-s.

Ndersa ministri i Integrimit Europian te Kosoves, Besim Beqaj theksoi rendesine e bashkepunimit ekonomik mes Shqiperise dhe Kosoves. “Bashkepunimi ekonomik mes Shqiperise dhe Kosoves ka shenuar rritje, por potencialet jane me te madha. Duhet nje stimul me i madh qe ekonomite tona te shkojne drejt nje bashkepunimi me te fuqishem, drejt nje integrimi ekonomik, sepse kemi pasur disa barriera qe per momentin jane jo shume te rendesishme, por per te cilat dy qeverite kane vullnetin per t’i kaluar”, tha ai.

Ne kete aktivitet Zevendeskryeministri Ilir Meta falenderoi qeverine e Kosoves per kontributin e dhene, si dhe guximin dhe kurajon e forcave te Sigurise se Kosoves ne ndihme te zonave te permbytura si dhe per qeverine e Kosoves per kontributin e dhene prej 1 milion euro ne ndihme te banoreve te prekur nga kjo situate ne veri te vendit.

“Solidariteti i treguar sot, tha Meta, eshte mbarekombetar. Ky solidaritet, sipas tij tregon qe kombi ne veshtiresi reagon si nje i tere.

Ne kete aktivitet merrnin pjese kryetari i Odes Ekonomike te Kosoves, Safet Gerxhaliu, kryetari i Dhomes se Industrise dhe Tregtise se Tiranes, Nikolin Jaka, Ministri i Integrimit Europian te Kosoves, Besim Beqaj, si dhe sipermarres e biznesmene te dy vendeve, te cilet kane kontribuar dhe vazhdojne te kontribuojne me ndihma per zonat e prekura nga permbytjet.

Edhe kryetari i Odes Ekonomike te Kosoves, Safet Gerxhaliu falenderoi bizneset kosovare per ndihmat qe kane dhene per banoret e prekur nga permbytjet ne Shqiperi dhe i ftoi ata te vazhdojne te kontribuojne ne perballimin e situates.

mit/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›