E Diel, 1 Nëntor 2026

Programet më të ndjekura nëpër TV, lëvizin prezantuesit

TIRANE-Ndryshime do të pësojnë këtë vit shoë-t apo programet më të ndjekura të televizioneve shqiptare. Po e fillojmë me Aida Shtinon, e cila së fundmi ka gjetur një ekran për të realizuar programin e saj në kërkim të jetëve të humbura dhe ky do të jetë pikërisht, "Channel One".
Ndërkaq programi i të dielës në të dyja televizionet kryesore është me pikëpyetje; "E Diell" ende nuk i ka konfirmuar prezantuesit dhe Adi Krasta nuk do të jetë më, ndërkohë që "E Diela Shqiptare" nuk është ende e sigurt nëse do të vazhdojë.
Vetë Adi Krasta është i paqartë në deklarimet e tij pse e braktisi emisionin apo pse e larguan, por thuhet se audienca kishte rënë. Krasta nuk do të drejtojë më programin “E diell”, por do të vazhdojë të jetë moderatori i lojës-kuiz “100 milionë”.
Kurse krahas këtij emisioni do të jetë dhe në Tv Shtetëror pasi pritet t’i rikthehet prezantimit të Festivalit të Këngës në Radio-Televizionin publik shqiptar. Ndërkohë sa i përket spektaklit të humorit "Portokalli", kemi mësuar se ai do të pasohet nga ndryshime rrënjësore. Në këtë sezon që është i dhjeti për Portokalli, flitet se do të jetë Xhemi Shehu, që pritet ta drejtojë duke iu rikthyer kështu këtij spektakli. Sa për Eneda Tarifën, thuhet se ajo dështoi me sukses të bëjë prezantuesen humoriste të Portokalli bashkë me aktorin tjetër të njohur Salsano Rrapi.
Një tjetër spektakël humori që për fatin e keq të të gjithë atyre që e donin shumë nuk do të realizohet këtë vit është "Apartamenti 2XL", vecse mos u mërzisni djemtë e "The SHBLSH" do të sjellin një tjetër shoë, këtë herë nën emrin "Skeç". Agron Llakaj ka gati projektin e tij të ri, një variete humori, e cila do të vijë e rikonceptuar, me shumë risi...Në këtë lëmsh të madh ndryshimesh, e vetmja gjë që na mbetet është të presim se çdo të bëhet

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›