Ne borxh me Shkodren
Dy ore u bllokua trafiku ne Tirane para pak ditesh dhe shfryrja e nervi arriti kulmin. Vetem nje dite qielli derdhi rrebesh ne kryeqytet dhe te gjithe ne iu kthyem te vdekshmeve e te pavdekshmeve me uturime. Po ata atje Si valle durojne jo me bllokim trafiku por me bllokim jete prej kaq ditesh Me ujin qe u eshte bere i pandashem te pakten prej dy vjetesh me evakuimet e herepashershme me jetesen qe rinis e rinis nga e para e me te njejten zezone mbi koke e nen kembe. Durimi i atyre njerezve qenka i pakufishem. Mund te thote ndokush se skane kujt ti hakerrehen. Patjeter qe kane. Njeriu ne fatkeqesi grindet edhe me veten edhe me Perendine. I kerkon llogari edhe mikut edhe armikut. Gjen pergjegjesi edhe tek i veti edhe tek i huaji. Ndersa shkodranet jo. E kane pranuar heshturazi apo mbyturazi fatin e tyre dhe perpiqen me cdo menyre te qeshin edhe kur duhet te ulerijne. Ky popull qe ka ditur te perballet me lloj-lloj kucedrash e te fitoje nuk po perfiton nga rasti i keq per te kerkuar favore. Thjesht po pret. Kjo pritje e tyre eshte vrastare. Eumlshte e tille per cdo njeri qe e vret kepuca dhe kerkon rrezimin e fabrikes. Shkodranet ne ditet e tyre me te keqija po japin serish leksione qytetarie dhe mosperfitimi.
Por nuk duhet vec ti falenderojme cdo vit sepse edhe durimi mund te kete kufi. Qeveria veproi me shpejtesi ne kete situate te renduar. U ngriten grupe pune u inspektuan vendet u moren masat e gjithcka tjeter e nevojshme e parashikuar dhe e perllogaritur per raste te tilla. Madje per cdo zone te prekur rende eshte caktuar edhe nje anetar kabineti si pergjegjes. Per jetet e njerezve i gjithe shteti u vu ne levizje. Deri ketu nuk ka asgje per tu kritikuar por edhe asgje per tu lavderuar kjo eshte detyra primare e shtetit. Por nese gjithe keto forca gjithe keto mendje gjithe keto fonde gjithe ky mekanizem do te ishin vene ne levizje perpara se natyra te bente te sajen a do te ishin te njejta pasojat Sa studime jane bere qe prej vitit te kaluar e deri ne veren e ketij viti per te mos lejuar ujerat te pushtojne Shkodren e fshatrat e saj Sa ndertime mbrojtese jane krijuar qe prej permbytjes se fundit Sa fonde me shume i jane shtuar Shkodres apo linjes se pushteteve qe mbron Shkodren nga permbytjet A eshte krijuar nje grup i vecante i perhershem vetem per kete zone Ka edhe shume pyetje te tjera qe nga ana e qeverise do te ishte mire te sqaroheshin per opinionin dhe ne radhe te pare per shkodranet. E nese problem jane shtepite e ndertuara pa kriter qeveria duhet te veproje ashtu sic vepron per te mbrojtur nje njeri nga vetevrasja. Nese problem jane bllokimet e ndryshme te ndeshkohen rende pergjegjesit ashtu sic ndeshkohen tentativat per vrasje. Nese problem jane gerryerjet e ndryshme natyrore te vihen afate te rrepta trajtimi e nese jane gerryerje njerezore te mos falen. Shtetit mund te mos i drejtojme gishtin per kete permbytje por nese nuk ekziston nje strategji afatgjate patjeter duhet te perplasim grushtin. Shtetit mund ti jemi mirenjohes per reagimin e shpejte e pa pasoja deri tani por nese vet ai pret me syte nga qielli atehere mirenjohja mund te kthehet ne revolte. Askush nuk mund te barabitet me natyren. Askush nuk mund te shmange nje uragan nje termet apo dhe nje permbytje. As nje shtet sado i forte qofte. As shkodranet nuk kerkojne kete. Thjesht kerkojne nje zgjidhje. Qofte kjo edhe me masa drastike. Nuk ka pse te kete nje dhimbje pa fund e aq me pak nje fund te dhimbshem. Natyra deri tani eshte treguar doreleshuar ne uje por fatmiresisht ka marre me vete vetem orendihellip
Shkodra na ka bere me turp. Jo pse ata nuk dine te reagojne dine te reagojne mire madje por sepse ata nuk reagojne per te perfituar nga fatkeqesia. Nje mesim ky qe vjen nga qyteti nen uje per te gjithe ata mbi uje pertej Shkodres e mes Tiranes. Shteti eshte ne borxh me keta njerez. Edhe anti-shteti eshte ne borxh me keta njerez. Duhet tia lajne borxhin.