Tunizi nis punen qeveria e perkohshme

Mes ndryshimit dhe farsës filloi nga puna qeveria e re e përkohshme në Tunizi. Dikasterët kryesorë si mbrojtja, ministria e Brendshme dhe ajo e Jashtme ruajnë të njëjtët funksionarë drejtues ndërsa kanë hyrë në qeveri dhe tre ministra të opozitës. Për herë të parë në kabinet marrin pjesë edhe politikanë të opozitës, ndër ta edhe themeluesi i forcës më të fuqishme opozitare në Tunizi, Nejib Chebbi, nga Partia Demokratike për Përparim, ED.
Ndërsa kanë filluar debatet mbi kredibilitetin e kësaj qeverie ndër vendimet paraprake janë dhe lirimi i të burgosurve politikë si dhe hapja e hetimeve për persona me pasuri të mëdha të dyshuar për korrupsion. Zgjedhjet e reja në vend duhet të mbahen brenda dy muajve. Ghannouchi njoftoi krijimin e tri komisione të reja shtetërore, të cilat do të këshillohen për reforma politike, do të zbulojnë raste korrupsioni dhe do të hetojnë rastet e keqtrajtimeve gjatë trazirave të fundit. Dhuna, që çoi në largimin e Ben Alisë pas 23 vjetësh në krye të shtetit afrikanoverior, sipas qeverisë u ka kushtuar jetën të paktën 78 civilëve.
Delina Bitraku