E Diel, 1 Nëntor 2026

Wikipedia, burimi më i madh i keqinformimit në botë

Wikipedia

Gjashtë në dhjetë artikuj të enciklopedisë më të madhe online në botë, Wikipedia, kanë gabime thelbësore në përbërjen e tyre, vlerësoi një studim i ri i publikuar.

Numri i fakteve të pasakta tregon edhe një herë më shumë se sa e pakëshillueshme është që të përdoret vetëm enciklopedia në fjalë për informacione dhe konsultime të ndryshme.

Sipas studimit, Wikipedia, një faqe e vizituar mesatarisht nga 25 milionë vizitorë në ditë, është shndërruar në burimin më të madh të keqinformimit në botë.

Të dhënat e Wikipedia-s janë të lira për tu modifikuar nga vete publiku dhe kjo e bën atë të ekspozuar nga njohja e gabuar e fakteve dhe nga sabotimet e disa personave te interesuar ne tjetërsimin e fakteve te ndryshme.

Studimi u krye nga Penn State University, në SHBA dhe u përqendrua në studimin e aktivitetit të më shumë se një mijë përdoruesve të rregullt të enciklopedisë online.

Për më tepër, pas zbulimit të një gabimi, korrigjimi nga Wikipedia është tepër i ngadaltë, me një në katër persona që nuk kanë marrë kurrë asnjë lloj përgjigje dhe të tjerët që kanë me javë, në mënyrë që sugjerimet e tyre të vlerësoheshin nga një moderator.

Megjithatë, një vleresim i tillë u hodh poshtë nga vetë enciklopedia, e cila argumenton se të gjithë sugjerimet e përdoruesve të saj trajtohen brenda 2-5 ditësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›