Williams: Sistem drejtësie të pavarur dhe profesional
Ndërsa ka prezantuar numrin e parë të revistës “Avokatia”, drejtori i misionit të USAID-it në Tiranë Joseph Williams ka tundur fort kambanën për sistemin e drejtësisë. Williams tha se është koha tani më shumë se kurrë që të punohet për një sistem drejtësie të pavarur dhe profesional.
Kreu i dhomës së avokatisë Maksim Haxhia tha se revisat do të nxisib debatin profesional në radhët e avokatëve në Shqipëri sa i përket çështjeve profesionale dhe dhënies së drejtësisë.
Kjo revistë vjen në kuadër të projekt 5 vjeçar “Just” të USAID-it, që ka nisur në vitin 2010 dhe synon rritjen e transparencës, dhe paanshëmërisë në gjykata.