Morën peng maqedonasin arrestohen 2 të rinj

Dy persona janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se kanë rrëmbyer dhe mbajtur peng një shtetas maqedonas. Zëdhënësja e policisë së shtetit deklaroi sot se në sajë të operacionit të koduar “Rotondo” është bërë e mundur arrestimi i shtetasve Arvid Lika (i njohur ndryshe si Lorenc Kallashi),33 vjeç 33 dhe Florant Baxhia 36 vjeç, lindur dhe banues në Fier.
Sipas policisë arrestimi i tyre u bë pasi akuzohen që në bashkëpunim me njëri -tjetrin kanë rrëmbyer dhe mbajtur peng për disa ditë në qytetin e Fierit shtetasin nga Maqedonia N.K. , për lirimin e të cilit kishin kërkuar një shumë prej 50.000 Eurosh.
Në sajë të punës së shpejtë dhe të mirëorganizuar të strukturave të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, u arrit lirimi i pengut, kapja e autorëve dhe sekuestrimi i shumës së të hollave që do të jepeshin në këmbim të lirisë së tij.
Ndërkohë materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kanë kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprën penale të "Rrëmbimit të personit".