Boko Haram do të vazhdojë sulmet në Nigeri

Sekti islamik, Boko Haram, sulmet e të cilit kanë vrarë qindra njerëz në Nigeri, do të vazhdojë fushatën derisa ky vend të qeveriset nga Ligji i Sheriatit.
Zëdhënësi i kësaj organizate, Abu Kaka, i tha të përditshmes britanike “The Guardian” se anëtarët e grupit janë ndjekës shpirtërorë të Al Qaidës dhe se ata janë takuar me figura të larta të këtij rrjeti gjatë vizitës në Arabinë Saudite.
Në një audio-porosi të postuar në internet, lideri këtij sekti, Abubakar Shekau, ka kërcënuar me “vrasjen e më shumë personeli të sigurisë dhe të familjeve të tyre”, ndërsa ka akuzuar presidentin amerikan, Barack Obama, për “luftën e tij me Islamin”.