Parku i Antigonese propozohet per muze arkeologjik
GJIROKASTER- Pika arkeologjike e Antigonesë në Gjirokastër po tërheq gjithnjë e më shumë jo vetëm interesimin e grupeve turistike, por edhe historianëve e arkeologëve vendas dhe të huaj.
Gjatë një vizite në Parkun Arkeologjik të Antigonesë, arkeologu dhe njëkohësisht këshilltari i Kryeministrit për trashëgiminë kulturore, Neritan Ceka, ka pohuar se falë vlerave historike, arkeologjike, natyrore, etj, rrënojat e Antigonesë po ndikojnë në zhvillimin e një turizmi masiv në këtë zonë.
"Ky sit arkeologjik përfshin një sërë vlerash arkeologjike dhe natyrore, të cilat po tërheqin edhe vizitorët e huaj", tha Ceka.
Mes të tjerash, ai ka promovuar edhe idenë e çeljes së një muzeu arkeologjik në këtë zonë. "Gërmimet e bëra gjatë viteve në Antigone, duke përfshirë edhe ekspeditat e fundit arkeologjike, kanë nxjerrë në dritë një sërë zbulimesh interesante, të cilat do të pasqyrohen në një muze arkeologjik, që mund të ngrihet në fshatin Saraqinishtë, afër kësaj pike arkeologjike", u shpreh Ceka.
Edhe gjatë këtij sezoni turistik, Antigoneja antike ka qenë pjesë e guidave të operatorëve turistikë vendas dhe të huaj. Jo vetem turiste nga Europa, por edhe nga Amerika, Japonia etj, kane vizituar Antigonene.
(s.g/atsh/BalkanWeb)