E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers: Marrëdhëniet me Shqipërinë, një erë të re

Në fjalën e rastit në forumin "Politika e jashtme amerikane, administratë e re, doktrinë e re", ambasadori Withers theksoi se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po fryn një erë e re ndryshimesh të mëdha."Do të jetë një erë miqësimi, një erë ndryshimesh në drejtimin e kombit tonë, një erë ndryshimi në drejtimin e politikave tona ekonomike"-theksoi Withers, duke nënvizuar se lufta ndaj korrupsionin në vendin e tij është luftë e pa mëshirshme, ndërsa theksoi qe qytetarët amerikanë dhe veçanërisht pushtetarët i qëndrojnë besnik Kushtetutës së vendit. Duke folur për krizën ekonomike, Withers tha se në kohë krizash Amerika ka vepruar jo vetëm me njerëzit drejtues, por "edhe me ne, me idealet që kemi ndjekur nga paraardhësit tanë", duke shtuar se Obama është i përkushtuar ndaj ligjit dhe funksionimit të demokracisë. Në të ardhmen-tha më tej Withers,-ne shohim një Shqipëri në qendër të Ballkanit si dhe me stabilitet politik dhe ekonomik. Ai ka potencuar se vendin ynë (Shqipëria) do të vazhdojë të punojë me shtetin e ri të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›