Pronat, LSI: Dështime
Tiranë -Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi sot se qeveria ka dështuar me kthimin e pronave dhe ndalimin e informalitetit, duke mbajtur peng zhvillimin e vendit. Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI, Edmond Haxhinasto theksoi se vjedhja e tokave në bregdetin e Kavajës është skandali i radhës së kësaj qeverisjeje, i cili ka mundur të zbardhet dhe të bëhet publik.
“Kjo Qeveri është sulur së fundmi mbi tokat publike, me synimin se tokat publike mund të vidhen lehtë se janë se janë mall pa zot. Qeveria ka dështuar me legalizimin, ka mashtruar më mijëra qytetarë në zonat informale se brenda gjashtë muajsh të qeverisjes së saj, do të riparohej ky proces"-theksoi Haxhinasto.
Ai tha më tej qeveria ka “dështuar me kthimin e pronave, ka mashtruar pronarët pasi u ka marr votën e vitit 2005 duke krijuar më pas një xhungël legjislative duke djegur më pas edhe fondet nga buxheti i shtetit për kompensimin e tyre. Ka dështuar gjithashtu në ndalimin e informalitetit duke lejuar dhe dyfishimin e ndërtimeve pa leje, dhe duke shkatërruar kështu edhe fondin e tokës bujqësore, e cila është një pasuri e vyer kombëtare.
Në përfundim, Haxhinasto nënvizoi se pronat dhe problemet që ato kanë janë bërë shkak për mungesën e investimeve në turizëm.