Withers: Politika larg “duart” nga policia
Ambasadori Amerikan në Tiranë John L. Withers bëri thirrje dje për shkëputjen e policisë nga ndikimi politik dhe imazhi i frikshëm për publikun.
Diplomati amerikan ishte i pranishëm në hapjen e punimeve të Konferencës Ballkanike për Trajnimin e Policisë, një aktivitet i mbështetur nga ICITAP, Programi Ndërkombëtar për Asistencën mbi Trajnimin për Hetimet Penale. Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues dhe zyrtarë të lartë të policive të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës. Gjatë fjalës së tij, ambasadori amerikan Withers është shprehur se “një forcë policore, e cila në të shkuarën është kontrolluar nga politika dhe e frikshme për publikun, duhet t’ia lërë vendin një shërbimi policor autonom, që gëzon besimin e publikut. Pavarësia e policisë nga manipulimi politik është jetësor për ndërtimin e besimit të publikut, paqen dhe sigurinë e një vendi”. Ambasadori amerikan u tha pjesëmarrësve në konferencë, se “çelësi për të pasur një organizim të suksesshëm në profesionin e zbatimit të ligjit gjendet tek burimet njerëzore, oficerët dhe stafi juaj. Ata duhet të trajnohen dhe arsimohen për të kryer funksionet kryesore të punës së tyre dhe për t’i kryer detyrat e tyre me krenari, iniciativë, vetëbesim dhe bindje”. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Bosch, në fjalën e tij gjatë konferencës, tha se trajnimet dhe përgatitja profesionale e punonjësve të policisë është një nevojë e vazhdueshme për të siguruar rezultate të larta në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare Ahmet Prençi, në fjalën e tij ka bërë një prezantim të sistemit arsimor të organizatës së policisë shqiptare, duke vënë theksin edhe tek programet e trajnimit të ndihmuara vazhdimisht nga Programi Amerikan për Asistencën mbi Trajnimin për Hetimet Penale, ICITAP dhe nga Misioni i Asistencës Evropiane për policinë shqiptare, PAMECA. Përfaqësuesit më të lartë diplomatikë në Tiranë, ambasadori amerikan Withers dhe ai i zyrës së OSBE-së Bosch, bënë apel duke kërkuar rritjen e pavarësisë dhe profesionalizmit të policisë shqiptare. Duke nënvizuar faktin se konferenca ka një pjesëmarrje rajonale, diplomati amerikan Withers tha se, është e rëndësishme që policitë e Ballkanit të mos e shikojnë luftën kundër kriminalitetit, si një sfidë të veçuar të secilës prej tyre, por të ndërtojnë projekte dhe strategji të përbashkëta për një luftë të efektshme kundër kriminalitetit. Drejtuesve më të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, prej vitesh u është theksuar nga përfaqësuesit e huaj, në takime dhe konferenca, rëndësia që ka krijimi dhe funksionimi i një organizate të pavarur policore. Programet e Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe Bashkimit Evropian për trajnimin dhe specializimin profesional të policisë shqiptare kanë qenë të shumta, por nga ana tjetër, për shkaqe politike, efektiva të specializuar me muaj dhe deri me vite jashtë vendit, janë larguar nga radhët e policisë, duke varfëruar kështu burimet e saj njerëzore dhe kapacitetet operacionale si dhe duke çuar dëm, investimin për trajnimin dhe specializimin e tyre.