Fermerët e Shkrelit: Policia po bën gafa
SHKODER - Përfaqësuesit e Shoqatës së Fermerëve të Shkrelit deklaruan dje se, policia ka mashtruar me përgjigjet e analizave të ardhura nga Italia për kërpin.
Vetëm një javë pas arrestimit të kryetarit të shoqatës së fermerëve të Shkrelit, Martin Pëllumbi për kultivimit dhe shitje së bimëve narkotike, përfaqësues të kësaj shoqate reagojnë me një konferencë shtypi. Koordinatori i Shoqatës Humanitare Britanike dhe Shoqatës së Fermerëve të Shkrelit, Alfred Pëllumbi, kushëri i kryetarit Martin Pëllumbi, tha se Policia e Shtetit vazhdon gafat dhe se ka dështuar në përpjekjet e saj për të sulmuar fermerët e Shkrelit. Sipas Pëllumbit, përgjigjja e laboratorit të huaj flet qartë se nga analizat kimike të kryera nga 44 kampione të bimës që kanë kultivuar fermerët e Shkrelit, rezultojnë të jenë kanabis sativa e llojit “L” dhe jo narkotike. r.d