E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asgjësohen tri parcela me kanabis

PERMET - Policia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me atë të Përmetit asgjësuan dje tri parcela me kanabis sativa. 

Sipas burimeve të policisë, operacioni është bërë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, në fshatin Miçan të Komunës Frashër, Përmet. Si rezultat i këtij operacioni u evidentuan në një përrua të këtij fshati 3 parcela të mbjella me kanabis. Policia bëri të ditur se në secilën parcelë, janë evidentuar nga 110 bimë narkotike, të cilat kishin një gjatësi nga 130 deri në 160 centimetra. Në total, u asgjësuan 330 rrënjë bimë narkotike. Policia nuk mundi të identifikojë e të arrestojë. Brenda 20 ditëve policia e Gjirokastrës ka evidentuar dhe më pas shkatërruar mbi 8800 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis, duke vënë në pranga 10 persona dhe pesë të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.                 p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›