Aksidenti në Shkodër, defekt teknik
SHKODER - Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për aksidentin e tre ditëve më parë, ku tre persona mbetën të vdekur e disa të tjerë u plagosën.
Burime të policisë bënë të ditur se si pistë e mundshme të aksidentit, dyshohet një defekt teknik pas kopjimit të gomës së prapme të automjetit. Kjo ka bërë që drejtuesi 24-vjeçar, nisur edhe nga shpejtësia me të cilën ai po udhëtonte, të humbasë kontrollimin mbi mjetin, duke përshkuar disa devijime në rrugë gjersa është përplasur me autobusin e Mirditës. Ngjarja ndodhi mesditën e së hënës në vendin e quajtur kthesa e Beltojës në Shkodër. Drejtuesi i “Benz”-it, Dritan Zahi, 24 vjeç, dhe dy pasagjerët Armand Hoxha, 21 vjeç dhe Ludovik Popaj 40 vjeç, që të tre nga fshati Ganjollë i Shkodrës ndërruan jetë, pasi u përplasën me autobusin e Mirditës dhe më pas përfunduan në kanal. r.d