E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers dënon parullat antishqiptare të ushtrisë greke

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, John Withers, dënon parullat antishqiptare që përdorën disa ushtarakë grekë në paradën e festës kombëtare të 25 marsit 2010 në Athinë. Ne, si miq të Shqipërisë, i dënojmë veprimet diskriminuese të ekstremistëve që bënë kërcënime kundër popullit shqiptar dhe u japim të drejtë reagimeve protestuese të shqiptarëve, - ka deklaruar Withers. Deklarata e tij u bë gjatë një tryeze të rrumbullakët të organizuar në Lezhë, ku ishte i pranishëm ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Bernd Borchard. Duke nënvizuar faktin se dhe qeveria e Greqisë i dënoi ato veprime, Withers tha se ato ishin veprime diskriminuese dhe njerëzit këtu në Shqipëri kishin të drejtë të protestonin. Për fat të mirë, shumica e popullit grek nuk i pranoi ato pikëpamje dhe në fakt qëndrojnë kundër atyre pikëpamjeve; thjesht nuk ndihen ashtu, - deklaroi ai. Withers vlerësoi se asnjë formë diskriminimi, kundër cilitdo individ, nuk është e pranueshme në botën tonë moderne demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›