E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajon: Liberalizimi me Shqipërinë më 1 korrik të vitit të ardhshëm

13/11/2009  Shqipëria merr besimin e PE-së

Parlamenti Evropian ka votuar dje raportin për pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, që ka të bëjë me liberalizimin e vizave. Ashtu siç ishte parashikuar, tri vende kanë marrë miratimin për liberalizimin e vizave në janar të këtij viti, ndërsa për Shqipërinë dhe Bosnjën vendimi, sipas asaj çka ka thënë Fajon, pritet të merret më 1 korrik të vitit 2010. Me 550 vota pro, 51 kundër dhe 37 abstenime, Parlamenti Evropian u ka dhënë kështu besimin pesë vendeve të Ballkanit për të lëvizur lirshëm në zonën “Shengen”. Fajon gjatë fjalës së saj i ka mëshuar idesë se të gjithë qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet t’u jepet mundësia për të lëvizur lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian. Kujtojmë se në raportin e mëparshëm Shqipëria dhe Bosnja nuk ishin përfshirë dhe propozimet ishin bërë vetëm për tri vende: Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Me propozimin e Fajon për Shqipërinë dhe Bosnjën janë përfituar disa muaj, ndoshta dhe një vit më shumë nga burokracia e BE-së, por sërish mbeten muaj prove për politikën shqiptare. Kështu, Parlamenti Evropian vlerëson zgjedhjet e lira dhe të ndershme të 28 qershorit, por kërkon nga qeveria “Berisha” të përshpejtojë hapat për të plotësuar të gjitha detyrimet që lindin për miratimin e marrëveshjes në gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm. Nga ana tjetër, një sinjal shpresëdhënës është dhënë dje dhe nga ministri i Jashtëm italian Franko Fratini, i cili ka premtuar përshpejtim të mëtejshëm të procesit, duke dhënë si afat limit për liberalizimin e vizave pranverën e vitit 2010. Gjithsesi, deklaratat që vijnë nga zyrtarët e Brukselit nuk kanë qenë ndonjëherë më inkurajuese se kësaj here për sa u përket proceseve të integrimit në vendin tonë. Për sa i përket Shqipërisë, në radhë të parë i përket klasës politike që të përmbushë detyrimet e përcaktuara nga liderët e komunitetit europian. Këta të fundit më shumë se një herë i kanë bërë thirrje qeverisë të përshpejtojë proceset e reformave, ndërsa opozitës i kanë kërkuar që të lërë mënjanë bojkotin, si një veprim antidemokratik, dhe të jetë më bashkëpunuese në këto kohë jetike për vendin. Deklarata më e fundit erdhi një ditë më parë nga komisioneri për Zgjerimin Olli Rehn

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›