Vizat, Ministria e Brendshme: Çdo ditë po përmbushim kriteret
13/11/2009 259 mijë shtetas me pasaporta biometrike
TIRANE- Ministria e Brendshme vashdon çdo ditë e më tepër të përmbushë me përpikmëri të gjitha kriteret e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian. Një gjë e tillë bëhet me dije në një deklaratë publike nga dikasteri i Rendit, e cila nënvizon se aktualisht menaxhohen të gjithë kufinjtë e vendit dhe pjesa më e madhe e shtetasve janë paisur me kartat e identitetit dhe se po meren të gjitha masat për paisjen e plotë të qytetarëve më pasaporta biometrike. Sipas drejtuesve të ministrisë së Brendshme, shqipëria ka nisur prodhimin dhe shpërndarjen e pasaportave biometrike në muajin maj 2009. Për shkak të pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime elektronike për zgjedhjet parlamentare të qershorit, procesi i aplikimit dhe shpërndarjes së pasaportave biometrike filloi efektivisht në javën e parë të muajit korrik 2009. Falë një sistemi modern, të shpejtë dhe efikas, gjatë katër muajve në vijim deri më datën 11 nëntor të këtij viti kanë aplikuar për pasaporta biometrike 259 089 qytetarë. Ndërkohë që personat që kanë mundur të tërheqin këto pasaporta janë në total 250 908. Sipas ministrisë së Brendshme këta tregues demonstrojnë qartë se Shqipëria ka ritmin më të lartë në rajon të pajisjes së qytetarëve me pasaporta biometrike. Gjithashtu Ministria e Brendshme një vëmëndje të veçantë i ka kushtuar edhe sigurimit dhe menaxhimit të kufinjve shqiptarë. Mësohet se dy javë më parë ka përfunduar instalimi i sistemit TIMS në të 26 pikat e kalimit kufitar të vendit. Veç të tjerash mësohet se brenda 14 ditësh në të gjithë pikat e kalimit kufitar do të përfundojë vendosja e lexuesve optikë të pasaportave biometrike. Në të gjitha pikat e kalimit kufitar mundësohet në kohë reale lidhja me bazën e të dhënave të INTERPOL-it. Sistemi TIMS është i ndërlidhur me qendrën operacionale në Drejtorinë e Përgjitshme të Policisë së Shtetit, ndërsa sistemi i analizës së informacionit kriminal MEMEX po instalohet dhe do të funksionojë brenda muajit Nëntor në të 12 drejtoritë e policisë në qarqe. Lidhur me këtë drejtim aktualisht po unifikohet sistemi i kontrollit në pikat e kalimit kufitar, në modelin “One stop Shop”.